Juventusi refuzoi të transferojë këtë lojtar të talentuar

Gjiganti italian, Juventusi ka refuzuar mundësinë e transferimit me mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Momentalisht Barella është njëri nga emrat më të nxehtë në futbollin italian.

Mesfushori i talentuar italian ka treguar nivel të lartë me fanellën e Cagliarit duke bërë shumë skuadra të vihen pas tij.

Sipas “Calciomercato”, Juventusi ka refuzuar shansin për të nënshkruar me mesfushorin e Cagliarit, Barella.

Tani ai vlerësohet në vlerën e rreth 35 milionë eurove dhe është një emër i nxehtë për skuadrat e mëdha.

Dy klubet e mëdha italiane, Milani dhe Interi janë shumë të interesuara për të nënshkruar me yllin 21-vjeçar.

Edhe francezët e Monaco gjithashtu kanë shprehur interes, por thuhet se Barella u refuzua për tu nënshkruar më parë nga një skuadër e njohur italiane.