Ja ngjarjet kryesore të ndodhura në 21 Shtator

Sot data shënon 21 Shtator. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

21 Shtatori është dita e 264-të e kalendarit gregorian (dita e 265-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 101 ditë.

Ngjarje

454 - Perandori Romak Valentinian III vret Aëtiusin në dhomën e tijë të fronit. (figura 1)

1745 - Armata Hanoveriane nën udhëheqje të ushtarakut John Cope u mund pas 10 minutave nga forcat Jakobite të princit Charles Edward Stuart.

1784 – Botohet gazeta e parë e përditshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Pennsylvania Packet and Daily Advertiser".

1939 - Kryeministri rumun Armand Calinescu vritet nga antarët e grupit pro-nazist Iron Guard.

1949 – Nën okupimin e tri fuqive aleate, krijohet Republika Federale e Gjermanisë (Perëndimore)

1964 - Malta pavarësohet nga Britania e Madhe.

1981 - Belize pavarësohet plotësisht nga Mbretëria e Bashkuar.

1981 - në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 Shtatori ishte shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Ndërsa, dekada e fundit është shpallur Dekada e Paqes dhe Mospërdorimit të Dhunës për Fëmijët e Botës.

1985 – Korea Veriore dhe Korea Jugore hapin kufijtë në programin e bashkimeve familjare.

1991 - Armenia fiton pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.

1998 – Publikohet videoincizimi i dëshmisë së presidentit Bill Clinton, për rastin Monica Lewinsky.

Lindje

1840 - Murat V, sulltan i mbreterisë osmane

1842 - Abdulhamid II, sulltan i mbreterisë osmane

1853 - Heike Kamerlingh Onnes, fizikant holandez

1866 - Herbert George Wells, letrarë britanik

1931 - Larry Hagman, aktor amerikan

1934 - Leonard Cohen, kantautor kanadez

1947 - Stephen King, letrarë amerikan

1950 - Bill Murray, regjizor, aktor dhe producent amerikano-irlandez

1951 - Aslan Alijeviq Mashadov, politikan çeçen

1966 - Kiefer Sutherland, aktor kanadez

Vdekje

1327 - Edvard II, mbret anglez.

1860 - Arthur Schopenhauer, filozof gjerman

1991 - Ante Paraxhik, politikan kroat

Festa dhe përvjetore

Dita Ndërkombëtare e Paqes