De Rossi i mposht të gjithë, ja rekordi që vendosi në Champions

Daniele De Rosi vazhdon të jetë një protagonist absolut me Romën, pavarësisht se vitet kalojnë. Për të disatën herë, ai merr pjesë në Ligën e Kampionëve me verdhekuqtë, duke kaluar në këtë mënyrë edhe Françesko Tottin për sa i përket paraqitjeve në këtë kompeticion me fanellën e kryeqytetasve.

Mesfushori italian ka luajtur plot 58 ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke u renditur si i pari me më shumë takime në këtë turne. I treti në radhë, lihet kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti me 57 ndeshje i cili u tërhoq nga futbolli pak kohë më parë.

Vendi i tretë, mbahet nga trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi. Ai ka zhvilluar në total plot 38 takime në këtë kompeticion, duke qenë kështu lojtari i tretë me më shumë ndeshje. Këtë rekord, De Rosi mund ta thellojë  ende aq më  shumë  nëse kalon fazën në grupe e më tej, ka një fat aq të mirë sa edhe vjet.