Rama ka frikë nga vettingu! Ja çfarë thotë para analistëve

Kryeministri Edi Rama, i ka thënë ‘JO’ propozimit të bërë nga opozita për vettingun për politikanët.

Nga studio e ‘Opinion’ Rama e ka cilësuar këtë propozim si jo normal. Sipas Ramës, vettingu i politikës do të bëhet nga prokurorët dhe gjykatësit, pasi të përfundojë vettingu në drejtësi.

‘Nëse nuk doni ti konfondoni, lëreni gurin që ka hedhur Luli në lumë. Qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë, është që unë s’kam frik t’i ke frikë. Nuk është vetting por paloçollëk ky propozim i bërë’, tha Rama.

Kujtojmë që vettingu në polici, në prokurori dhe gjykatat, largon menjëherë nga puna të gjithë ata punonjës policie, prokurorë dhe gjyqtarë që kanë njohje me persona të inkriminuar.

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vijon të kryejë detyrën, edhe pse vëllai i tij sot ndodhet në burg, i dënuar për trafik.