Bixhoz me dashurinë/ Om përballet me Gorin pas kaq shumë kohësh, ja ç’do ndodhë nesër

Shivain e lajmërojnë që do përballet me një rrezik dhe gjërat nuk janë ashtu siç ai i sheh. Shivait i ngel mendja tek fjalët. Somia rikthehet në shtëpinë Oberoi. Pinki e përzë Somian duke i thënë të shkojë nga këtu pasi Prianka të martohet.

Shivai i kujton që Somia është nuse e kësaj shtëpie. Somia thotë se u largua pasi Rudra e bëri fajtore për problemet në shtëpi. Shivai thotë se Rudra duhet t’i kërkojë të falur Somias. Rudra i kërkon falje Somias dhe i thotë se i tha ato fjalë në nerva e sipër.

Priankës i merren mendtë. Pinki e mban dhe thotë se atë e ka zënë syri i keq. Shakti thërret doktorin. Prianka alarmohet pasi familjarët mund të marrin vesh se ajo është shtatzënë. Kamini e ndalon Shkatin dhe i thotë se do e kontrollojë ajo Priankën.

Prianka shqetësohet. Kamini thotë se Prianka e ka tensionin e ulët. Ajo i thotë Priankës se e di që është shtatzënë sepse Ranvir nuk i fsheh asgjë. Shivai i thotë Anikës se po pret që ajo t’i kërkojë të falur që i hodhi ujë.

Anika i thotë ta falenderojë që nuk e hodhi në pishinë. Ajo nuk pranon t’i kërkojë falje dhe Shivai i thotë se ajo po merr veset e tij. Zvetlana dëgjon sirenat e policisë dhe vrapon të fshihet. Gori çohet nga gjumi dhe e sheh Omin pranë saj.

Ajo është e veshur si vajzë dhe flokët i ka lëshuar. Gori thotë se duhet të bëhet Çulbul para se Om ta shohë. Flokët i kanë ngecur tek Om. Ajo i pret dhe Om hap sytë. Ai mendon se është ëndërr që po sheh Gorin dhe sapo i mbyll sytë sërish ajo largohet.

Om çohet dhe kërkon për Çulbulin. Gori maskohet si Çulbul por ka harruar të veshë pantallonat. Om hipën në pemë dhe i merr pantallonat Çulbulit. Ata shkojnë tek zyra e atit por atje ka ardhur policia në vendngjarje. Ata nuk e lënë Omin të futet. Një grua ndihmon Omin dhe i thotë se ati i dha diçka për të./revistawho