Rama: Do ta prish Teatrin! Ka shumë pak kulla në Tiranë

Pavarësisht protestave të qytetarëve dhe artistëve, kryeministri Edi Rama, u shpreh i vendosur për të prishur teatrin Kombëtar.

I ftuar në ‘Opinion’, Rama deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë kulturore dhe historike. Ndërkohë Rama u shpreh se në Tiranë flitet për kulla, por në fakt ka shumë pak.

‘Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar. Ky objekt nuk përmbush asnjë kriter për të qenë një Teatër Kombëtar. Kjo godinë ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por nuk përmbush as standardet e një teatri normal. Është një godinë ku të gjithë kanë sakrifikuar fizikisht për të luajtur atje. Është një godinë të cilës i ka ardhur fundi prej kohësh. Në rastin konkret është një godinë ku nuk ka asgjë për të ruajtur. Nostalgjia nuk është argument për të mbrojtur një godinë të marrë fund. Një kullë e gjysmë ka në Tiranë prej disa vitesh. Janë shumë pak kulla në Tiranë. Të dyja kullat që janë projektuar, janë kulla që nuk i gjen as në Dubai, as në Milano, as në Paris’, tha Rama.