Basha: Rama-Marku shkatërruan hetimet për Tahirin, tani po përgatisin ...

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se me lëvizjen e prokurorëve, dyshja Rama-Marku, shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin dhe përgatitën mbylljen e dosjes së tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo dyshe me të njëjtin skenar po përgatit dhe lirimin e Shullazit.

Ja çfarë shkruan Basha:

Siç e kemi paralajmeruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon.