‘Jam e tërbuar, qeveria palë me krimin’, Doris Pack akuza të forta nga Shkodra

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-ve Doris Pack ka qenë sot e pranishme në Shkodër, ku ka takuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, dhe i ka shprehur mbështetjen për punën e saj në krye të këtij institucioni.

Pack ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë që ndihet e tronditur nga niveli i kriminalitetit në këtë qytet, me shumë të vrarë dhe të zhdukur.

‘’Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër, 6 vrasje dhe 2 zhdukje. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Nëqoftëse qeveria nuk arrin të kapë kriminelët nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin por se nuk kanë siguri. Shkodra është qendra kriminalitetit”, është shprehur Pack.

‘’Ka një lloj mafie këtu. S’mund ta imagjinoj se ndodh kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në shkoder por dhe ne tiranë dhe vlorë”, është shprehur më tej Pack, shkruan fax ëeb.

‘’Përsa kohë që qeveria nuk ëshë në gjendje të frenojë mafian ta dërgojë atë para gjykatës dhe në fund në burg nuk është e vlefshme për BE. 

Unë e pëlqej Shqipërine dhe dua të jetë pjesë e europës se dua qytetet njerëzit. Dhe nuk i kuptoj ministrat që nuk flasin qartë dhe hapur. Qeveria nuk po merret me sigurinë e njerëzve.

Unë erdha ketu sepse dua të hap sytë e politikës. Disa prej tyre qeveritarëve mund të kenë ndjenja kanë dhe vetë fëmijë. Dhe fëmijët nuk rrijnë këtu nëse skanë siguri pune. Shqiptarët nuk ikin se e urrejnë vendin por nuk kane pune vetëm kanabis”, është shprehur më tej Pack.