VIDEO/ Ndërhyrja horror në Valencia-Juventus që meritonte ‘karton të zi’

Gjyqtari gjerman Felix Brych heshti para një ndërhyrje brutale të Parejos ndaj Joao Cancelos.

Ndërhyrja ndodhi në minutën e 20’të, nëntë minuta para se të ndëshkohet Cristiano Ronaldo, me kartonin e kuq.

Juventus mbeti më 10 lojtarë në këtë ndeshje, por e fitoi atë më rezultat 2-0 me dy gola të Pjanic të shënuar nga penalltia.

Por shikoni ndërhyrje e ashpër që meriton “karton të zi”.