VIDEO/ Mbyllen dy ndeshjet e para të Championsit, 7 gola në Holandë dhe Ukrainë

Dita e dytë e Champions League startoi me 2 përballje tepër interesante.

Ajaksi mposhti AEK-un e Athinës me rezultatin e pastër 3-0. Një fitore bindëse për skuadrën holandeze, e cila do të synojë kualifikimin së bashku me Bayern Munchen në Grupin E.

Sfida tjetër mes ukrainasve të Shakhtar Donetsk dhe debutuesve të Hoffenheim u mbyll në barazim 2-2, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë në Grupin F.

Gjermanët e mbyllën në avantazh 2-1 pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën vendasit barazuan me anë të Maikon.