Bixhoz me dashurinë/ Çulbul i tregon Omit se është femër, ja çfarë do të ndodhë nesër

Prianka e falenderon Ranvirin që e ruajti respektin e familjes së saj. Ranvir i jep disa byrzylykë Priankës nga ana e mamasë së tij dhe i thotë se ajo që bëri ishte dramë për t’i lënë përshtypje të mirë familjes dhe tani e di që Shivai ka besim se mund të kujdesem për ty.

Ranvir i thotë Priankës se do ta paguajë për lotët e motrës së tij. Shivai kalon aty ndërsa Ranvir bën sikur Priankës i rrinin të vegjël byrzylykët prandaj e vrau dorën. Shivai i thotë Anikës të ndihmojë Rudrën dhe Somian që martesa e tyre të funksionojë.

Disa persona hyjnë në shtëpinë Oberoi duke kërcyer. Texh thërret sigurimin që t’i nxjerrë jashtë. Një prej tyre thotë se Shivai do përballet me vështirësi për 10 ditë. Ata thonë se gjëra të këqija do ndodhin në këtë shtëpi.

Çulbul pyet Omin nëse do që të martohet vërtet me Zvetlanën. Om i thotë se nuk do që të martohet por nuk mund ta shpjegojë situatën. Çulbul e pyet nëse do donte të martohej me dikë tjetër dhe kujton martesën e tyre. Om thotë jo dhe Çulbul preket.

Zvetlana del nga bagazhi i makinës dhe hedh diçka në ushqimin që Om dhe Çulbul kanë porositur. Zvetlana merr makinën dhe largohet. Om dhe Çulbul fillojnë t’i merren mendtë dhe qeshin pa arsye. Om pyet Çulbulin pse po flet me zë femre.

Çulbul i thotë se është femër. Om nuk kupton gjë sepse të dy janë të dehur. Om i kap dorën Çulbulit dhe mes tyre kalon rrymë elektrike. Om dhe Çulbul kërcejnë si të çmendur mes një grupi njerëzish. Zvetlana takon atin dhe i thotë se është studentja e tij.

Ai nuk e mban mend dhe Zvetlana heq maskën duke i treguar atit fytyrën e saj të vërtet dhe më pas e vendos prapë maskën./revistawho