Të gjithë mendjen tek Champions, por sot luhet ndeshja e Serie A

Sot do të luhen ndeshjet e mbetura të javës së parë në Champions League, por në orën 19:00 do të luhet edhe një takim i Serie A.

Sampdoria-Fiorentina e projektuar për tu luajtur në javën e parë, u shty për shkak të tragjedisë së urës ‘Morandi’ në Genoa.

Nga shembja e urës humbën jetë dhjetra persona ku midis tyre ishin edhe dy shqiptarë.

Atë javë u shty edhe Genoa-Milan e cila do të luhet në një datë tjetër.