VIDEO/ Vajza përplaset me xhamin në stacionin e trenit

Një vajzë është përplasur për panelin transparent të xhamit, në një stacion trenash në Shën Petersburg të Rusisë.

Video është bërë virale në internet ku nuk kanë munguar edhe komentet e shumta.

 “Është dashur që në panel të vendosej ndonjë shenjë apo vizatim, kështu mund të pësonin të gjithë”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Mediat raportojnë se copëza xhami i kanë mbetur asaj në këmbë, për të cilat është dashur të trajtohej në spital, por nuk ka ndonjë lëndim tjetër.