FOTO/ Jala, perla e jugut të Shqipërisë kthehet në gërmadhë, 7 familje hidhen në rrugë

Perla e jugut të Shqipërisë, Jala, është kthyer në gërmadhë.

Një banor I zonës I ka dërguar fotot e shtëpive dhe pronave të tjera të shkatërruara ditën e djeshme, ish-Kryeministrit Berisha.

Ai shkruan se pronat e tyre ishin me leje të rregullta ndërkohë që 7 familje kanë përfunduar në rrugë.

Berisha nga ana e tij thotë se fajtori për këtë situatë në Jalë është Kryeministri Rama I cili e shëndërroi në gërmadhë Jalën vetëm për përfitimet e tij personale dhe në shunim të plotë të ligjeve.

Ja postimi I plotë I ish-kryeministrit

Shikoni si shnderroi ne germadhe Kallam Deshtaku, ne dhunim te ligjeve per perfitime personale, pronat dhe shtepite e 7 familjeve ne Jale!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

mirmengjes Zoti Berisha dje edi rama bashk me kriminelet e tij na prishen shtepit padrejtesisht jemi te rregullt me letra prone me letra te rregullta te shtepive ishim brenda cdo rregulli ju lutemi na shikoni qe ka nxjer ne rruge 7 famile as nje streh as nje gje ju lutemi na ndihmoni.