ZYRTARE/ Dikur pjesë e Realit dhe Cityt, Alvaro Negredo befason me klubin e ri

Alvaro Negredo është transferuar në Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.

33-vjeçari ka vendosur të largohet nga futbolli evropian duke filluar një aventurë të re.

Ai kaloi sezonin e shkuar te Besiktas në Turqi por tani ka gjetur një klub të ri.

Negredo ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Al Nasr ku do të bashkohet me ish mesfushorin e Newcastle dhe Paris Saint-Germain, Yohan Cabaye.