Shullazi ngelet pa prokuror...Krimet e Rënda po dështojnë

Dështon shorti për të zgjedhur një prokuror tek Krimet e Rënda për të mbyllur procesin gjyqësor. Prokurorët refuzojnë të bëhen pjesë e shortit. Ish-kreu i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj, është komanduar të jetë përkohësisht në përfaqësimin e akuzës. Dosja kishte përfunduar së hetuari dhe mbetej seanca e konkluzioneve, kërkesa për dënim nga akuza dhe vendimin e gjykatës.

Elizabeta Ymeraj kishte dosjen dhe e kishte mbyllur hetimin, duke e bërë gati për vendimmarrjen e Gjykatës. Por Ymeraj u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Nakuçi befas u sëmur dhe dosja mbeti jetime nga akuza.

Duket se Krimet e Rënda nuk po gjejnë dot prokuror, që të mbyllë këtë dosje të të fortit që tremb drejtësinë dhe politikën. Ndoshta miqësitë politike dhe ato të organizatës së Shullazit nga njera anë dhe Vettingut nga ana tjetër e kanë bërë dosjen "Shullazi" të frikshme për njerëzit e ligjit. Duket se Krimet e Rënda mbajtën dhe mbajnë shpresë që ta çojë në fund, ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elizabeta Ymeraj.

Arta Marku dhe Donika Prela kanë ngecur në një tjetër dosje prove, atë të mikut të Tahirit, pasi me vet Tahirin dështuan suksesshëm...

Prokurori tjetër, Eneid Nakuçi, është sëmurë dhe larguar jashtë vendit e ndoshta pret të shohë shortin nga atje ku gjendet, për t’u përmirësuar nga shëndeti...