Presidenti polak premton ndërtimin e një baze amerikane: Do ta pagëzojmë 'Fort Trump'

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda deklaroi gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë dje, tha se do të ndërtojë një bazë ushtarake në vendin e tij, të cilën do ta quajë “Fort Trump”.

Duda e bëri deklaratën gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e SHBA. Presidenti polak kritikoi manovrat e shumta ushtarake ruse dhe sulmet në rritje në rajon. “Ne duam të blejmë më tepër pajisje. Gjithashtu duam të bashkëpunojmë në fushën e zhvillimit për sa i përket teknologjisë ushtarake”, tha Duda. “Kam bindjen se partneriteti midis Polonisë dhe SHBA do të shkojë shumë mirë”. Duda tha se “buzëqeshi” kur Trump hodhi idenë e një baze të përhershme ushtarake në Poloni.

“I thashë se do të më pëlqente shumë të kishim një bazë të përhershme amerikane në Poloni, të cilën do ta quanim ‘Fort Trump’ dhe kam shumë besim se kjo është e mundur”. “Kam bindjen se një vendim i tillë u shërben interesave polake dhe atyre amerikane bashkë. Polonia është një vend tërheqës dhe, para së gjithash, ka një pozicion shumë strategjik në Evropë”, tha Duda.

“Jam i bindur se për interesat dhe për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, prania e forcave amerikane në vendin tonë është e rëndësishme edhe për t’i mbrojtur ato”.

Gjatë fjalëve të Dudës, pamja e fytyrës së Trumpit fliste shumë./d.i/SYRI.NET