Ronaldo - Valencia, ja çfarë ka ndodhur më parë!

Cristiano Ronaldo debuton sonte me Juventusin në Champions League.

Sulmuesi portugez do ta udhëheq sulmin e “Zonjës së Vjetër” në duelin ndaj Valencias.

CR7 ka një bilanc fantastik ndaj klubit spanjoll pasi i ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 4 asistime.

Në total, skuadrat e tij kanë shënuar 18 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje ndaj Valencias.