FOTO/ Loredana dhe Mozzik krenohen me milionat e ...

Fakte flasin qartë dhe duket se Loredana dhe Mozzik sa vjen dhe gjithmonë e më shumë gëzojnë rritje të popullaritetit si një nga çiftet më të pëlqyer në muzikën rep.

Bashkëpunimet e tyre rezultojnë goxha të suksesshme dhe këtë fakt e ka treguar edhe kënga e fundit e prezantuar nga dyshja me titull “Bonnie e Clyde”.

Ka vetëm 4 ditë që është publikuar në You Tube dhe tashmë kënga ka marrë plot 5 milionë shikime.

Shifrat flasin qartë! Loredana dhe Mozzik dinë të shkëlqejnë në çdo rast.