VIDEO/ Abuzimi i ri, PD kallëzon në Prokurori, kryebashkiakun Erion Veliaj

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një tjetër abuzim prej miliona eurosh dhe ku protagoniste është sërish e njëjta firmë e përfolur kohët e fundit më së shumti, Fusha shpk.

“Tani po kthehem nga Prokuroria ku dorëzova kallëzimin penal kundër Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.- deklaroi para medias, deputeti Klevis Balliu. - Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. "