FOTO/ Ariana Grande shfaqet duke kërcyer në shi, mbas vdekjes së Mac Miller

Këngëtarja 25 vjeçare është shfaqur sot për herë të parë mbas vdekjes së ish të dashurit Mac Miller.

Kujtojmë që reperi vdiq dy javë më parë nga mbidoza në shtëpinë e tij.

Ajo është fotografuar teksa kërcen në shi në  rrugët e New York-ut.

Ariana ka kërkuar kohë për të shëruar plagët duke marrë një pushim nga jeta publike. 

Që nga ajo deklaratë këngëtarja është  parë vetëm me miqtë e saj në New York.

Ariana shihet duke kërcyer në shi dhe nuk shqetësohet fare që mund të lagej.