FOTO/ Modelja me proteza zë vendin e tretë në konkursin e bukurisë

Kur ishte në moshën 13 vjeçare Chiara Bordi humbi këmbën në një aksident, megjithatë modelja bukuroshe zuri vendin e tretë në konkursin e bukurisë ‘Miss Italia’.

Ajo shfaqi këmbën e saj me protezë me krenari gjatë kompeticionit dhe në rrjete sociale është shprehur se në fakt nuk ishte e interesuar për të fituar, por ti tregonte botës se jeta është ende e bukur kur rilind mbas një ngjarje tragjike.