Gjermania njeh patentat e Maqedonisë

Odiseja e gjatë e qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani ka marrë fund. Pas kërkesave, letrave zyrtare, peticioneve të ndryshme, më në fund qytetarët e Maqedonisë do mund të qarkullojne lirshëm automjetet në vendin gjerman, shkruan albinfo.ch.

Kjo vlen pikërisht në ditët kur ministri i jashtëm gjerman, Heikos Maas, po ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup, për të mbështetur referendumin e 30 shtatorit. Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ambasadori gjerman në Shkup, Thomas Gerberich, kanë nënshkruar Deklaratën për njohjen dhe ndërrimin e lejes së qarkullimit rrugor, me anë të së cilës do të mundësohet njohja reciproke e patentë shoferëve së të dy vendeve.

Me marrëveshjen e re, qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani dhe që kanë leje për drejtim mjeti, nuk do të kenë nevojë të hyjnë në test vozitjeje edhe në Gjermani, siç ishte deri dje ku ata përveç testimeve duheshin të paguajnë edhe rreth 1500 euro. Leja e qarkullimit të Maqedonisë njihet gjithashtu në Spanjë, Itali, Serbi, Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë dhe Austri.