Akademia e Shkencave e Francës i dorëzon Korkutit, medaljen e 350-Vjetorit të Themelimit

Akademia e Shkencave e Francës, në kuadrin e 350 vjetorit të themelimit të saj, i ka dorëzuar Medaljen e 350-Vjetorit, Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuti.

Akademia Franceze po e feston përvjetorin m një seri aktivitetesh që ka planifikuar përgjatë gjithë vitit dhe në Ditën Botërore të Shkencësnë Paris në 27 Shtator, në Auditorin e Muzeut të Luvrit ftoi përfaqësuesit e Akademive të Shkencave në gjithë botën.

Aty mori pjesë edhe delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari i ASH-se akademik Muzafer Korkuti dhe Zv. Kryetari akademik Gudar Beqiraj.