Vendimi i Federatës për përjetësimin e Astorit irriton De Rosin: Të ndryshohet sa më parë ky rregull

Pak ditë më parë, Federata Italiane  Ftubollit vendosi që të përjetësonte figurën e ish-kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Ata vendosën që të gjitha skuadrat, të kishin një shirit standard kapiteni, ndërkohë që Fiorentina do ta mbante me inicialet D.A13 në nder të Astorit.

Ky vendim, ka irrituar kapitenin e Romës, Daniele De Rosi i cili është shprehur se shiritin do ta mbajë vetëm për respekt të Fiorentinës, por shton se duhet ndryshuar sa më parë ky rregull pasi është i pakuptimtë.

“Vendimi i fundit i Federatës, më ka bërë që të flas me trajnerin dhe Florencin pasi nuk dinim si të silleshim. Atë shirit do ta vë për respekt të Fiorentinës që do të nderojë dikë që nuk jeton më, por Federata duhet të merret me të tjera gjëra pasi ka edhe shumë probleme të tjera. Nuk e kuptoj si mund të merret një vendim i tillë. Kam dëgjuar edhe vetë Kostakurtën që thotë se ky rregull është pa lidhje dhe shpresoj që të ndryshojë sa më shpejtë”, u shpreh De Rosi.