Në Maliq, nusja rreh vjehrrën dhe vjehrri nusen

Dy ngjarje të ndryshme, “dhunë në familje”, janë regjistruar në Maliq.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në një rast, ka qenë nusja që ka dhunuar vjehrrën e saj, ndërsa në rastinjtetër, vjehrri ka dhunuar nusen e djalit.

Të njëjta burime, saktësuan se për të dy rastet, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për

Komisariati i Policisë Maliq

  • Më datë 17. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen G. L., vjeçe 69, banuese në fshatin Orman, pasi nusja e djalit, L. L., vjeçe 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 17. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E. K., vjeçe 21, banuese në Maliq, pasi vjehrri, shtetasi A. K., vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.