Nëntë muajt e ‘pritjes së ëmbël’ të Arta Markut?

Sot Arta Marku është nëntë muajshe në krye të Prokurorisë. Asnjë bos rrjetesh kriminale nuk është kapur. Asnjë ministër, ish ministër, deputet apo ish deputet i lidhur me krimin apo kriminel në vete të parë, nuk është arrestuar e vënë para drejtësisë.

Në nëntë muaj, Prokurorja e Përkohshme (9 muaj e quajnë përkohshmëri ?!) vetëm ka flirtuar me qeverinë. E vetmja detyrë e saj ka qenë t'ia nënshtronte prokurorinë qeverisë‎, duke vënë dhe hequr prokurorët që do apo nuk do Rama, apo mbyllur hetimet që hapen ndaj qeverisë.

Detyra e saj e fundit do te jetë që të detyrojë prokurorët që të mblidhen e të zgjedhin anëtarët e KLP që do Rama.

U mbars reforma dhe polli një hiç të pafrymë!