VIDEO/ Dhuna e policisë ndaj banorëve, deputetët e opozitës mbërrijnë në Jalë

Deputetët Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj janë në Jalë kundër prishjes së banesave të banorëve për interesa të klienteve të Ramës.

Ja deklaratë e plotë e deputetit të Vlorës, Agron Shehaj

Këtu në jalë ka ndërtime pa fund pa leje, por laku gjithmonë bie mbi shpinën e fukarenjve. E vërteta është që Edi Rama dhe oligarkët e tij e duan bregdetin për vete. Këtë bregdet që ju shihni këtu, me një potencial të jashtëzakonshëm turistik, nuk duan ta ndajnë me asnjë, e duan vetëm për vete.
E vetmja mundësi që kanë shqiptarët është që të bashkohen dhe të bështesim njëri-tjetrin. Sepse mund të vijë dita për secilin prej nesh që të bëhemi viktimë e këtij regjimi dhe e këtij grupi.

Ja deklarata e deputetes së Vlorës, Nada Meçorapaj

Jemi këtu në mbështetje të banorëve të cilët sot janë zgjuar në një terror të jashtëzakonshëm dhe vazhdon akoma. Siç e shikoni në sfond, janë akoma duke u prishur. Zhurmat e fadromave dhe të mjeteve të rënda të cilat janë duke shkatërruar të gjitha objektet që janë këtu.
Sipas banorëve ata nuk kanë pasur informacion që ditën e sotme në 5 të mëngjesit do të zhvillohej ky aksion. Po sipas tyre konfirmohet se nuk ka projekt të justifikojë këto lloj prishjesh. Kjo ka mbrapa aktin korruptiv e cila po shkakton një katastrofë për të gjithë banorët e kësaj zone. Ka të bëjë me të gjithë ata ndërtues që janë mbrapa firmës së kryeministrit Rama. Ka të bëjë me oreksin e madh të tyre për gjithçka, për atraksionin turistik, për këtë vend të mrekullueshëm që është Jala.

Me sa duket Jala po bëhet një zonë e ndaluar për të gjithë ata që bjanë autoktonë, pasi kanë tokën e tyre të trashëguar brez pas brezi ne këtë vend, por po bëhet i oligarkëve dhe i qeverisë. Jemi në mbështetje të banorëve.

Është e papreçedëtë që të arrestohen banorët dhe një familje e tërë dhe një vajzë 14 vjeç e cila është marrë zvarrë prej leckash, sepse kërkon të mbrojë pronë dhe tokën e tyre. Janë të lindur këtu. Janë autoktonë. Kjo pronë nuk është e asnjë qeveritari, nuk është e asnjë pushtetari. Është atyre që kanë lindur dhe meritojnë ta gëzojnë.

Agron Shehaj: Shteti është i kapur nga banditë. Në një kohë që kërcënon deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, duke më thënë “Do e mbash mend se kush jam”, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me këta njerëz këtu. Mesazhi është e duhet të bashkohemi të gjithë bashkë, është e vetmja mundësi. Sot në mëngjes janë paraqitur rreth 300 forca policie për të nxjerrë nga shtëpia 30 familjarë.

Më poshtë Video e publikuar nga Partia Demokratike