VIDEO/ Pa mëshirë! Shihni pamjet kur 6 policë po shtypin përnjëherësh një banor në Jalë....

Deputetja e Partisë Demokratike e dalë nga qarku i Vlorës, Nada Meçorapaj, ka qenë mjaft aktive me denoncime gjatë ditës së sotme për situatën e nderë në Jalë, mes banorëve dhe forcave të shumta të policisë.

Mes të tjerave ajo ka bërë publike dhunën e ushtruar nga policia ndaj familjes Bala, banesat e të cilëve janë shembur mëngjesin e së martës. Në video shihen të paktën 6 policë që janë hedhur përsipër një anëtari të kësaj familje.

Deputetja e Vlorës  thotë se janë 10 anëtarë të familjes te shoqëruar me forcë  nga policia dhe mes tyre është edhe  një vajzë 14-vjeçare, mbesa e familjes.