Rama ‘del nga faza’ pas akuzave të Bashës për lidhjet e tij dhe vëllait Olsi me kokainën e Xibrakës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë “të shfazuar” dhe jashtë kontrollit pas akuzave të forta të kreut të opozitës Basha për lidhjen e eksponentëve kryesorë të qeverisjes socialiste me krimin e organizuar.

I akuzuar direkt nga Basha për lidhje me trafikantët e kokainës, përmes vëllait të tij Olsi Tama, kryeministri është përpjekur të relativizojë akuzat e rënda përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ja postimi i Edi Ramës:

"Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin [????] "

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kreu I opozitës Lulzim Basha deklaroi se pas lirimit “për sjellje të mirë” të Ermal Hoxhës, qëndron vetë Kryeministri Rama.

Basha tha se Ermal Hoxha u lirua pasi nuk përmendi emrin e vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës, sit ë përfshirë direkt në trafikun e kokainës dhe në laboratorin e Xibrakë.