‘Dhurimi i Gjakut’, Meta me të rinjtë e ‘fundjavës ndryshe: Kauzat humane motivim për të jetuar në Shqipëri

Në kuader të inisiativës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës Ilir Meta i është bashkuar të rinjëve të angazhuar të “Fundjavë Ndryshe”, të cilët vullnetarisht iu bashkuan kësja nisme për Dhurimin e Gjakut, duke treguar një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie sociale dhe humanizmi.

Ja shenimi i kreut të shtetit ne faqen e tij në facbook:

Shumë i lumtur që pas audiencës me Papa Françeskun të takohesha me të rinjtë e angazhuar të “Fundjavë Ndryshe”, të cilët vullnetarisht iu bashkuan sot nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke treguar një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie sociale dhe humanizmi. 

Vetëm përfshirja e plotë e të rinjve në të gjitha kauzat humane e politike të vendit do t'i motivojë për të jetuar në Shqipëri, për të kontribuuar për të ardhmen tonë europiane e për të shmangur "dimrin demografik", plagën sociale për të cilin edhe Ati i Shenjtë më shprehu shqetësimin e Tij.