Akademia e Shkencave njofton kur do ta japë Çmimin Shkencor 'Për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun'

Akademia e Shkencave e Shqiperisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të organizojë ceremoninë e dhënies së Çmimit Shkencor "Për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun":
Për veprën më të mirë shkencore nga autorë shqiptarë,

Për veprën më të mirë shkencore nga autorë të huaj.

Ceremonia do të organizohet në Akademinë e Shkencave, më datë 20 shtator 2018, në orën 9.00, Salla "Aleks Buda".