Ja si do të bëhet Vetingu i politikanëve…

Qëllimi i Vetingut të politikanëve: të largojë nga zyrat e shtetit zyrtarët e lartë: deputetët, kryebashkiakët, ministrat dhe drejtuesit e institucioneve e të mos lejojë ti afrohen, të gjithë ata individë që rezultojnë me rekorde kriminale dhe/ose të lidhur me krimin si dhe individët e korruptuar apo që rezultojnë me pasuri të paligjshme.

DISA PËRGJIGJE PËR KUNDËRSHTITË E PABAZUARA TË MAXHORANCËS

Maxhoranca është përpjekur ta minojë Vetingun e politikanëve njëlloj sic veproi me Dekriminalizimin duke thënë këto argumenta: Vetingun e politikanëve s’do ta kryejë as politika, as kuvendi, as drejtësia Maxhoranca ka deklaruar: Vetingun e politikanëve s’mund ta bëjnë vetë politikanët për vetën e tyre. Kjo është e vërtetë. Por në projektin e opozitës sqarohet qartas:

Vetingun e politikanëve s’do ta bëjnë vetë politikanët!

Vetingun e politikanëve do ta kryejnë struktura të specializuara të përbëra në Profesionistë të Pavarur, të ngritura përmes një procesi transparent. Këto struktura do të jenë të pavarura nga Kuvendi, nga politika dhe nga drejtësia.

Vetingun e politikanëve do ta mbikqyrin ndërkombëtarët

Maxhoranca ka deklaruar: Ndryshe nga vetingu në drejtësi, vetingun e politikanëvë nuk ka kush e garanton. Kjo nuk është e vërtetë. 

Së pari, formulimi i propozuar nga opozita për vetingun e politikanëve edhe në aspektin politik-moral por edhe kushtetues ligjor është i ngjashëm për të mos thënë pothuajse i njëjtë me vetingun e gjyqtarëve. Ky formulim politik i opozitës për vetingun e politkanëvë të lartë duhet i) të përfshihet fillimisht në Kushtetutë dhe  ii) më tej të zbërthehet në detaje në një ligj të vecantë. Pasi është fituar eksperienca më vetingun në sistemin e drejtësisë jo nuk është aspak e vështirë që pasi tashmë kjo praktikë e konsoliduar të shtrihet edhe për vetingun e politikanëvë të lartë, natyrisht duke korrigjuar të gjithë ato defekte apo mangësi që mund të jenë vërejtur gjatë hartimit të bazës kushtetuese-ligjore dhe zbatimit të tyre për vetingun në sistemin e drejtësisë.

Së dyti, të gjithë procesin e Vetingut të politikanëve do ta mbikqyrin ndërkombëtarët, pra struktura të përbëra nga profesionistë dhe/ose personalitete ndërkombëtarë.

Vetingu i politikanëve është thjesht dhe vetëm një proces ligjor

Maxhoranca ka deklaruar: Nuk ka nevojë të ngremë mekanizma të rinj se me SPAK dhe BKH kryhet edhe Vetingu i politikanëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë.

Së pari, Vetingu i politikanëve është një proces i pastërtisë së figurës së zyrtarit të lartë të shtetit, pra është një proces thjesht dhe vetëm ligjor. Ai nuk është proces penal, ndërkohë që ai mund ti hapë eventualisht rrugë rrugë hetimit e gjykimit penal.

Së dyti, Vetingu i politikanëve është shumë më i gjërë se hetimi e ndëshkimi përmes drejtësisë. Për shëmbull një individ që mund të ketë lidhje me individë me rekorde kriminale mund të rezultojë pa asnjë përgjegjësi penale por mund të rezultojë i përjashtuar nga Vetingu i politikanëve, pra aim und të përjashtohet për të qënë zyrtarë i lartë i shtetit.

Së treti, Vetingu i politikanëve të lartë nuk pengon asnjë lloj hetimi penal edhe ndaj individëve të lidhur me ta apo familjarëve të tyre. Thënë më shkoqur, vetingu i politikanëve të lartë nuk përjashton, as nuk pengon, as nuk kufizon dhe as nuk ndikon në mënyrë negative asnjë hetim penal si ndaj politikanëve ashtu edhe ndaj individëve të lidhur me ta e më konkretisht familjarëve të tyre.

Së katërti, Vetingu i politikanëve jo vetëm nuk shmang procesin e hetimit dhe ndëshkimit penal, por përkundrazi ai ndihmon apo nxit shfaqjen e lidhjeve kriminale dhe të korrupsionit të politikanëve apo individëve të lidhura me ta, pasi sikurse ka ndodhur edhe me vetingun në sistemin e drejtësisë, ku shumë nga rezultatet e vetingut të gjyqtarëve i janë referuar prokurorisë për hetim penal.

Së pesti, SPAK dhe Byroja e Hetimit kanë juridiksion të hetojnë vetëm zyrtarët e lartë për korrupsion dhe grupet e organizuara kriminale, por normalisht nuk hetohen familjarët e politikanëve të cilët për çdo lloj aktiviteti të tyren ata hetohen si çdo qytetar nga prokuroritë e rretheve por me propozimin e opozitës ata do të mund të hetohen nga SPAK apo Byroja e Hetimit si pjesë e hetimeve ndaj politikanëve.

Vetingu i politikanëve s’pengon aspak reformën në drejtësi

Maxhoranca ka deklaruar: Projekti i Vetingut të politikanëve hidhet nga opozita për të penguar reformën në drejtës.

Së pari kjo është një gënjështër e madhe.

Së dyti opozita nuk ka asnjë rol dhe ndikim në fazën e zbatimit të reformës në drejtësi, i vetmi rol pozitiv i opozitës ka qënë gjatë hartimit dhe miratimit të amendamenteve kushtetuese që i hapnin rrugën reformës në drejtësi, dhe vetëm kaq.

Së treti, të gjitha veprimet dhe proceset kushtetuese për vetingun e politikanëve janë krejtësisht të palidhura dhe pa ndikuara reciprokisht nga reforma në drejtësi, po ashtu si edhe vetingu i policisë nuk interferon me reformën në drejtësi.