Ish-ministri i Drejtësisë: Çfarë mjeshtrash! Tërhoqën vëmendjen me këngën e Tërmetit, për të liruar Ermalin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar punë ‘mjeshtrash’, lirimin nga burgu pa bujë të nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i dënuar për trafik droge.

Manjani e cilëson një ‘lojë të bukur’ bërjen publike të lajmit kur Tërmet Peçi i këndonte Enver Hoxhës, ç’ka tërhoqi vëmendjen e publikut, ndërsa në krahun tjetër lirohej Ermal Hoxha, nipi i diktatorit.

Postimi i Manjanit:

Çfarë mjeshtrash!

Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë...

Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë...

Mjeshtra propagande!

Të na bëjë mirë!