Skandal në Serie A/ Gjyqtari injoroi VAR-in, 2 gabime në Inter-Parma

Shefi i gjyqtarëve italianë, Marcelo Nichi, ka thënë se Gianluca Manganiello ishte fajtor që e injoroi protokollin e VAR-it dy herë gjatë humbjes së Interit 1-0 me Parmën të shtunën.

Interi pretendoi se Federico Dimarco qëlloi me bërryl Ivan Perisicin, por që nuk u ndëshkua, ndërsa Manganiello nuk u konsultua me VAR-in për ndërhyrje të dyfishtë në fillimin e ndeshjes për Roberto Gagliardinin.

“Përdoreni VAR-in më shumë? Ky është një protokoll i qartë dhe asgjë nuk ka ndryshuar që nga viti i kaluar”, tha Nicchi për ANSA.

“Nëse gjyqtarët e kanë parë këtë gjë, ata ishin gabim që nuk e kanë korrigjuar këtë gabim. VAR-i është një udhë rrëfim i qartë se si të përdoret dhe fatkeqësisht nuk i shlyen të gjitha gabimet. Në këtë rast kemi dy gabime nga gjyqtari kryesor që nuk e ka parë VAR-in sipas protokollit”, shtoi ai.