FOTO/ Chris Brown ndjek dhe dy modele shqiptare

Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella na zbuloi se Chriss Brown e ndjek në Instagram.

Ajo e ka ndarë të gjithë entuziazmin me fansat e saj në Instagram.

“Kur artisti i preferuar të ndjek në Instagram,” ka shkruar ajo mbi foton ku tregonte se Chriss i kishte bërë follow.

Dhe kjo sigurisht na rriti kureshtjen dhe zbuluam se në fakt këngëtarit i pëlqejnë shumë vajzat shqiptare.

Ai gjithashtu ndjek dhe dy modelet e njohura Kristina Baki dhe Adrola Dushi.

Epo nuk i vëmë faj pasi vajzat janë me të vërtetë shumë të bukura dhe ja vlen të ndjekësh postimet e tyre në rrjetet sociale.