Thomas Tuchel zbulon arsyen: Ja përse nuk u bëra trajner i Bajernit

Thomas Tuchel ka zbuluar se Bayern Munichu kishte tentuar ta emëronte trajner pak para se ai t’i bashkohej Paris Saint-Germainit.

Tuchel thotë se Bayerni u vonua, pasi ai tashmë e kishte ndarë mendjen për t’u larguar nga kampionati gjerman.

Tuchel ka thënë për L’Equipe se oferta e Bayern Munichut kishte ardhur tepër vonë.

“Me Bayernin kam pasur vetëm kontakte”, tha ai.

“Oferta e tyre erdhi shumë vonë, sepse unë tashmë kisha vendosur t’i bashkohem PSG-së”, tregoi ai.

“Zgjedhja ime pas largimit nga Dortmundi ishte shumë e qartë, ishte diçka që vinte thellë nga brenda, nëse jam me fat të kem një eksperiencë jashtë vendit, më duhet të provoj. Ishte e qartë për mua, familje dhe stafin tim. Parisi është i veçantë dhe ishte befasi e bukur”, theksoi ai.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit pushoi një vit pasi u largua nga “Signal Iduna Park”, dhe iu rikthye futbollit në maj të 2018 kur nënshkroi kontratë dyvjeçare me PSG-në.