VIDEO/ I këndoi diktatorit, Tërmeti pa pishmane: Për Enverin le të më heqin…

 Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, sa herë që shfaqet dhe hap gojën përbën lajm.

Kështu ndodhi edhe me festimet e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit që drejton, kur rrëmbeu mikrofonin dhe i këndoi diktatorit Enver Hoxha dhe Edi Ramës në të njëjtin tekst, të përshtatur nga vetë ai.

Videoja e xhiruar gjatë një darke të organizuar nga Bashkia Tepelenë, bëri xhiron e rrjetit dhe ngjalli mjaft revoltë në opinion. Partia Demokratike nëpërmjet deputettit të zonës, Tritan Shehu, madje kërkoj edhe shkarkimin urgjent të Peçit si kryetar bashkie.

 Pas gjithë kësaj i kontaktuar nga gazetarët, Tërmet, ka reaguar por duke mos shfaqur asnjë lloj pendese për veprimin e tij provokativ.

‘Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër.

Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet, po merret me këto histori?

Po le të më heqin, ca të them unë. S’do merrem me këto histori’, tha Tërmet Peçi për gazetarët.