A është penduar Duka që zgjodhi Panuccin trajner të Kombëtares?

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka, është i ftuar në emisionin “Zona Gol” të drejtuar nga Alban Xhihani.

Ai ka përballë një panel specialistësh për të diskutuar tensionet e fundit në Kombëtare dhe problemet e kampionatit shqiptar.

Duka është munduar të largojë presionin nga kombëtarja dhe pikërisht nga trajneri Christian Panucci, i cili është kritikuar shumë për humbjen 2-0 në Skoci.

Pyetjes se a është penduar që ka zgjedhur Panuccin, Duka i përgjigjet: “Kohën për Panuccin jua kërkova juve dhe publikut, për ta lënë më të qetë që të arrijë rezultatet e duhura në dy ndeshjet e mbetura të Nations League. Sigurisht që Federata vendos për trajnerët. Të gjithë trajnerët që kemi patur kishin një mijë të mira dhe një mijë të këqija. Çdo trajner, që zgjedh mënyrën e lojën, në fund mendon se mund të kishte bërë më mirë, kjo është loja”.