Nisin shkollat, policia dështon në sigurimin e lëvizjes në rrugë, ja kërkesa që kanë

Autoritetet e policisë rrugore të Tiranës dështojnë në garantimin e lëvizjes së automjeteve në rrugët e kryeqytetit ditën e nesërme që përkon edhe me fillimin e vitit të ri shkollor.

Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti i ka bërë thirrje të gjithë shoferëve dhe prindërve që të shmangin përdorimin e makinave personale gjatë ditës së nesërme me nisjen e vitit të ri shkollor dhe të përdorin transportin publik.

“I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik. Janë marrë masat që të mos ketë bllokim të trafikut me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor”- tha  Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës.