Prangoset 18-vjeçari në Shkodër, me thikë e kokainë në xhep

Një i ri është prangosur në Shkodër. Sipas burimeve ët Policisë Vendore, mësohet se 18-vjeçari K. K., u kap me thikë dhe disa doza koine.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Seksioni për narkotikët

Më datë 14. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., vjeç 18, banues në Malësi e Madhe, sepse në Shkodër, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një thikë dhe disa doza lëndë narkotike kokainë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër Nenet 283 dhe 279 të Kodit Penal.