Man.United mban ritmin e fituesve në Premier League

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Watfordit.

Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga të besuarit e Jose Mourinhos.

Goli i parë erdhi në minutën e 35’ nga Romelu Lukaku, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë ishte Chris Smalling që dyfishoi avantazhin pas asistimit të Marouane Fellainit.

Ishte minuta e 65’ kur erdhi goli i parë dhe i vetëm në këtë takim për vendasit e Watford.