Rinas, Rama largon gjermanët e amerikanët, sjell kinezët e kompaninë e Erdogan…

Aeroporti i Rinasit, i menaxhuar që nga inagurimi nga një konsorcium gjermano-amerikan detyrohet të largohet nga qeveria Rama në vitin 2016. Dhe menaxhimin e aeroportit të Rinasit, aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, e merr çuditërisht në zotërim me 100 përqind të aksioneve një kompani kineze. Arsyeja e largimit të amerikanëve lidhet edhe me preferencat e Ramës dhe sjelljen e tij ofenduese ndaj presidentit Trump, të cilin ai e cilësoi si “turpi i njerëzimit”.

Pra investitorët strategjikë gjermanë dhe amerikanë largohen nga Shqipëria për tu zëvendësuar nga investitorët kinezë, një biznes që i leverdis Ramës për pushtetin e tij personal dhe interesat e tij korruptive.

Pa kaluar as dy vjet, pasi Rama ka larguar investitorët gjermanë e amerikanë nga menaxhimi i aeroportit të Rinasit, dhe pasi Rama, për shkak të kritikave të forta nga Berlini për keqqeverisjen e tij dhe lidhjet e qeverisë së tij me krimin, ka përkeqësuar marrëdhëniet me kancelaren Merkel, i është drejtuar Erdoganit për të sjellë në Tiranë avionët e Turkish Airlines nën etiketën e Albania Airlines.

Dhe për të maskuar të gjithë këtë aferë të lidhur me marrëdhëniet e tij të dyshimta me Erdogan, Rama është futur vetë me 10 përqind të aksioneve në këtë kompani të përbashkët përmes Albcontrol që drejtohet nga mikesha e tij e ngushtë Belinda Balluku. Për më tepër që është e çuditshme pjesëmarrja e Albkontrol në këtë sipërmarrje të përbashkët, duke qënë në konflikt të pastër interesi, gjë që ka rritur dyshimet për pastrim parash e korrupsion.

Syri.net/ 15 shtator 2018