Almagro: Nuk përjashtojmë ndërhyrje ushtarake në Venezuelë

Sekretari i përgjithshëm i Organizastës së Shteteve Amerikane, Luis Almagro ka deklaruar në Kolumbi se nuk përjashtohet një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë, si zgjidhje e krizës politike e sociale që jeton ai vend.

Almagro të cilin presidenti Maduro e akuzon për “ndërhyrje” ka thënë deklaratën e tij duke cituar “shkelje e të drejtave të njeriut”, “krime kundër njerëzimit” të bëra nga qeveria venezueliane kundër popullit të tij.

“Para vuajtjes së njerëzve, eksodit që ata kanë provokuar, duhen çuar para, mbi të gjitha veprimet diplomatike, por nuk duhet të përjashtojmë asnjë veprim tjetër”, ka thënë Almagro, i cili ka nisur një vizitë zyrtare tre ditore në Kolumbi, për të marrë të dhëna mbi eksodin venezuelian në këtë vend.