Ndërron jetë dy ditë pas aksidentit, fëmija 11-vjeçar në Fier

Ndërron jetë 11 vjeçari i cili më 13 shtator u përplas nga një makinë tip “Skoda” në rrugën Fier – Seman, në fshatin Fermë Çlirim

Makina drejtohej nga një 33-vjeçar i cili u shoqërua në polici menjëherë pas aksidentit.

Fëmija 11-vjeçar banues në fshatin Ndërmënas Fier fillimisht u shtrua në spitalin rajonal të Fierit por më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Por i vogli nuk arriti t'i mbijetojë plagëve duke humbur jetën sot, dy ditë pas aksidentit.

Njoftimi i Policisë për aksidentin

Më datë 13. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., vjeç 33, banues në fshatin Seman, pasi në aksin rrugor Fier – Seman, në Fermë Çlirim, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M. G., vjeç  11, banues në fshatin Ndërmënas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.