Kasapi korçar merr goditje të rëndë: I bllokuan 350 kg mish, i sekuestruan 500 kg të tjera, i vunë dhe prangat!

Nazar Dvorani, 57 vjeç, nga Korça, ka përfunduar në prangat e Policisë pasi në dyqanin e mishit nga Policia dhe AKU iu gjetën 500 kg mish dhe produkte mishi të ngrira me mbishkrime greke që dyshohet se janë kontrabandë.

Duhet vënë në dukje se Dvoranit iu bllokuan më 1 gusht 2018, 350 kg mish jashtë standarteve sanitare, por ai nuk e ka ndërprerë punën por e ka tjetërsuar atë mish me  500 kg kontrabandë, pra pa asnjë dokumentacion.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”  parashikuar nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal.