Gjyqi magjik i Alfred Pezës

I akuzuar për fshehje e pastrim parash, ish-deputeti i PS-së dhe sekretari i medieve në PS, Alfred Peza është shpallur i pafajshëm.

Gjyqi i zhvilluar tek Krimet e Rënda ka qenë vërtetë i magjik, që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në Shqipëri.

Seanca e parë e gjyqit të Pezës është shtyrë për mosparaqitjen e prokurorit.

Në seancën e dyte prokurori kërkon kohë të njihet me aktet.

Në seancën e tretë jepen konkluzionet e prokurorit.

Në seancën e 4-të, gjykata e ka shpallur të pafajshëm Alfred Pezën.

Magjik apo jo, një gjyq të tillë do donin të gjithë shqiptarët.