Air Albania/ Turkish Airlines në Shqipëri e Zambia

Turkish Airlines do të krijojë një kompani të përbashkët fluturimi në Shqipëri.

Kjo për të operuar në fushën e transportit të pasagjerëve dhe mallrave.

Kjo kompani e përbashkët do të krijohet me një kapiatl 30 milion dollarë nga të cilat 49 përqind i përkasin Turkish Airline, 41 përqind kompanisë MDN. Shpk dhe 10 përqind Albcontrol (me drejtoreshë Belinda Ballukun, mikeshën e Ramës) si përfaqsuese të qeverisë shqiptare.

Në një njoftim të veçantë, Turkish Airlines ka bërë me dije se ka planifikuar të kryejë fluturime edhe në Lusaka, kryeqyteti i Zambisë.