VIDEO/ Puna më e mirë në botë, fitoni 10 mijë dollarë në 2 muaj

Mund të konsiderohet puna më e mirë në botë.

E kjo vetëm për të bërë ski për dy muaj në tre kontinente, kundrejt shumës prej 10 mijë dollarësh.

Kjo punë ofrohet nga ski.com dhe kandidati do të bëjë një turne botëror për 2 muaj, në 7 vende, 3 kontinente dhe 12 destiancione.

Kandidati i përshtatshëm për këtë punë duhet të ketë një gjendje shpirtërore të përkryer për të udhëtuar në disa nga destinacionet më joshëse malore, në SHBA, Kanada, Zvicër, Austri, Francë dhe Japoni. Një nga kushtet kryesore është që të dije ski.

Personi me fat që do të punësohet do të ketë mundësi të fitojë përvoja unike në një vendpushim të klasit botëror, të marrë pajisje të lira të skive dhe të regjistrojë aktivitetet e tij.

Udhëtimi do të zhvillohet në janar dhe shkurt 2019 dhe përfshin vendpushimet si Whistler Blackcomb dhe Fernie në Kanada, Vail, Park City dhe Breckenridge në SHBA, Verbier në Zvicër, Courchevel në Francë dhe Hakuba Valley në Japoni.

Aplikimet kanë filluar dhe kërkesat do të pranohen deri në 15 tetor.

Videoja më poshtë ju tregon nëse ju jeni apo jo kandidati ideal.