Sekuestrohet kokainë, arrestohet një person. Emri

Sekuestrohet Kokaine dhe në prangat e policisë ka rënë një përson.

Eshtë arrestuar nga policia për posedim të 52 gramëve kokainë Ervis Bode banues në Korçë.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Vijojnë kontrollet nëpër lokale e ambjente të ndryshme, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia kap dhe arreston në flagrancë një shtetas.

Sekuestrohet 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë vijuar me kontrolle si rezultat i të cilave, mbrëmjen e djeshme në një lokal, në fshatin Libonik-Maliq, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.B, 35 vjeç, banues në Korçë.

Pasi gjatë kontrollit të çantës së tij personale, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Prodhimi e shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.